20 Nëntor 2024

FMN: Lehtësimi afatgjatë monetar rrezikon stabilitetin financiar

Washington, 13 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mendon se një politikë afatgjatë e vendeve të zhvilluara e lehtësimit tepër të madh monetar, mund të shtojë rrezikun e stabilitetit financiar botëror.

FMN-ja shprehet në raportin e vet \"Stabiliteti financiar global\" të publikuar të enjten se, nga perspektiva afatshkurtër, një politikë e tillë e ka përmirësuar gjendjen e sektorit bankar, duke nxitur rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar.

Megjithatë, në një plan afatmesëm dhe afatgjatë, kjo politikë do të shkaktonte shumë efekte negative, si dhe do të rrezikonte stabilitetin financiar global.

Raporti thekson gjithashtu që, megjithëse deri tani nuk është shfaqur ndonjë kërcënim për stabilitetin financiar botëror, rreziqet mund të kalojnë tek të ashtuquajturat \"banka-hije\", tek fondet e pensioneve dhe kompanitë e sigurimit.

Krahas kësaj, një normë e ulët interesi për një kohë të gjatë mund të shtojë rrezikun e kredive, pasi kjo do të zbuste urgjencën e bankave për rregullimin e bilanceve të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)