17 Nëntor 2024

FMN: Kriza politike po e dëmton Kosovën

Prishtinë, 28 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nuk i përkrah paralajmërimet e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, për rritjen e pagave të shërbyesve civilë, për 25 për qind, prej vitit të ardhshëm.

Sipas FMN-së, në buxhetin e Kosovës nuk ka hapësirë të mjaftueshme për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

“Nga këndvështrimi ynë nuk ka hapësirë të mjaftueshme për rritje të sërishme të pagave për 25 për qind. Nëse e shikoni, viteve të fundit pagat janë rritur ndjeshëm, mirëpo në dëm të qartë të shpenzimeve në infrastrukturë”, thotë Jascques Miniane, shef i misionit të FMN-së për Kosovë, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, gjatë takimeve vjeshtore të FMN-së në Washington.

Ai ka folur edhe për krizën politike në vend, e cila, duke paralajmëruar efekte negative në ekonominë e Kosovës.

    “Sikur të mos kishte krizë politike, tani do të ishim duke debatuar për buxhetin 2015, meqë buxheti është një nga ligjet kryesore të qeverisjes në një vend. Ky është ligji që në thelb i vë në letër të gjitha prioritetet, përgjegjësitë dhe drejtimet kyçe\".

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)