05 Maj 2024

FMN: Kriza po “kaplon” botën, masat të pamjaftueshme

Washington, 5 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij më të fundit thekson se kriza ekonomike po përparon me shpejtësi, ndërsa masat e ndërmarra për ndalimin e saj janë të pamjaftueshme.

Raporti përqëndrohet mbi ekonominë e SHBA-së, Kinës, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Eurozonës.

Duke qëndruar tek kjo e fundit FMN shprehet se masat e ndërmarra nga vendet e prekura janë të pa mjaftueshme, dhe kjo ka sjellë një dëm të madh në sektorin bankar.

Liderët europianë duhet të marrin vendime të menjëhershme kundër krizës së borxheve.

Rreziku i infektimit është ende i lartë dhe Europa duhet të bëjë më shumë për ta shmangur atë, thuhet në raportin e fondit dedikuar ndikimit të politikave ekonomikë të pesë ekonomive.

 FMN vlerëson se vendimet e marra brenda bllokut të monedhës euro pavarësisht progreseve nuk duket se janë të mjaftueshme për të ndalur shpërndarjen e stresit dhe ndoshta mund të vënë në rrezik një rimëkëmbje globale e cila është në stanjacion për shkak të krizës së tregjeve financiare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)