FMN: Kriza në Ukrainë ka shkaktuar probleme për ekonominë botërore
Lagarde në një intervistë për media ka thënë se kriza në Evropë akoma nuk ka përfunduar. Sipas saj akoma është duke u punuar për të riparuar dëmet ekonomik.
Më tej ka shtuar se disa vende përmes programeve të ndihmave dhe ekonomike kanë arritur me sukses të përfundojnë krizën, mirëpo nuk do të thotë se me këtë është përfunduar në tërësi kriza.
Akoma duhet punuar në disa sektorë sidomos në vendet lindore te zonës euro. Lagarde ka kërkuar nga Gjermania si lidere e BE që të punojë më shumë në zbutjen e krizës ekonomike.
Lagarde gjithashtu ka thënë se kriza në Ukrainë ka rënduar edhe më tej krizën ekonomike në botë.