FMN: Kriza në Eurozonë nivel kritik
Bruksel, 22 qershor - "Kriza në Eurozonë ka arritur nivel kritik" pavarësisht masave të jashtëzakonshme të ndërmarra. Vlerësimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në një artikull për krizën që ka përfshirë zonën euro.
Për të kapërcyer këtë krizë thuhet në vlerësimin e FMN-së duhet që "Eurozona të vijojë me zbatimin e politikave bankare dhe të ndalojë rënien e besimit të konsumatorëve".
Në dokumentin e Institucionit më të lartë financiar të botës thuhet se "kapërcimi i krizës kërkon bashkëpunimin më të fortë" nga vendet e Eurozonës.