14 Janar 2025

FMN: Kriza e borxheve ngadalëson rritjen e ekonomisë botërore

Washington, 17 korrik - FMN-ja thotë se rritja e ekonomisë globale po ngadalësohet, ndërsa në Evopë vazhdojnë problemet e deficitit buxhetor dhe rritja ekonomike është më e vogël se sa pritej në vendet në zhvillim me ekonomi të mëdha.

Ekspertët e FMN-së thonë se ekonomia globale do rritet me 3,5 për qind këtë vit dhe 3,9 për qind më 2013, shifra këto pak më të vogla se vlerësimet e mëparshme.

Por një raport i paraqitur sot në Washington, thotë se situata ekonomike mund të keqësohet, në se përpjekjet për përmirësimin e situatës ekonomike të Evropës nuk kanë rezultat, ose në se bllokimi politik në Washington çon në shkurtimin drastik të shpenzimeve dhe rritjen e taksave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)