FMN: Kriza e borxheve, ndikon në rimëkëmbjen e Britanisë
Londër, 24 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi të martën se kriza e borxheve në Europë mund të zgjasë periudhën e ngadalësimit ekonomik të Britanisë së Madhe dhe si pasojë do të jetë pengesë për rimëkëmbjen ekonomike të saj.
FMN publikoi në Londër raportin vjetor për vlerësimin e ekonomisë së Britanisë së Madhe, ku vihet në dukje se paqartësia, në të cilën është përfshirë Eurozona, është pengesa më e madhe për rimëkëmbjen ekonomike të Britanisë së Madhe.