18 Nëntor 2024

FMN: Krijimi i vedeve të punës mbetet dinamik në SHBA

Washington, 17 qershor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paraqiti sot parashikimin e tij për rritjen ekonomike të SHBA-ve dhe paralajmëroi vendin për nivelin e varfërisë dhe rritjen e parakohshme të normave kryesore të FED-it.

Në raportin vjetor mbi SHBA-të, FMN-ja nënvizon kthesën e rëndësishme të ekonomisë amerikane, por gjykon se nuk mjafton për të kompesuar humbjet e tremujorit të parë lidhur me masa shtrënguese të forta dhe një kërkesë botërore të dobët.

“Për pasojë, produkti i brendshëm bruto amerikan nuk do të rritet më shumë sesa dy për qind këtë vit, kundrejt 2,8 për qind të parashikuar në prill, duke treguar një bllokim në raport me rritjen 1,9 për qind, që u regjistrua në vitin 2013″, vlerësoi FMN-ja që për vitin 2015 e mban parashikimin e rritjes ekonomike të SHBA-ve në tre për qind.

Sipas FMN-së, krijimi i vedeve të punës mbetet dinamik në SHBA, por tregu i punës është më i dobët nga ç’sugjerojnë shifrat për nivelin e papunësisë, që kanë rënë lehtë (6,3 për qind në maj).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)