02 Nëntor 2024

FMN: Kosova është goditur rëndë nga Pandemia

Prishtinë, 9 tetor - Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Gabriel Di Bella, zhvilloi një vizitë virtuale nga 23 shtator deri më 7 tetor, në kontekst të konsultimeve sipasArtikullit IV të vitit 2020.

Në përmbyllje të vizitës, misioni nxori këtë deklaratë në të cilën thuhet së Populli i Kosovës dhe ekonomia e saj janë goditur rëndë nga pandemia.

Politikat fiskale dhe financiare sipas FMN-së kanë zbutur ndikimin e goditjes në ekonomitë familjare dhe biznese, ndonëse mungesa e konsensusit politik deri më tani ka parandaluar një reagim më të fortë të politikave.

"Rritja e lartë e rasteve të infektimeve në periudhën korrik-gusht e detyroi qeverinë që ta ngadalësojë rihapjen dhe të rivendosë masa të pjesshme të mbylljes, duke frenuar kështu rikthimin ekonomik fillestar."

"Fokusi i politikave afatshkurtra duhet të jetë në sigurimin që sistemi shëndetësor të mund ta përballojë efektshëm kërkesën jashtëzakonisht të lartë për shërbime shëndetësore, duke vazhduar me mbështetje të të ardhurave", thekson FMN.

Në këtë pasiguri mjaft të lartë, prioritet kryesore sipas FMN-s janë: Politika fiskale duhet të vazhdojë t’izbusë humbjet e të ardhurave për ekonomitë familjare dhe bizneset, ndonëse forcimi i modelit, targetimitdhe transparencës së masave ështëjetik për periudhën vijuese.

Përderisa pezullimi i rregulles fiskale më 2020–2021 është i arsyetuar, ai sipas FMN-se duhet të kombinohet me një zotim të komunikuar qartas për rivendosjen graduale të tij, nëse rimëkëmbja ekonomikestabilizohet.

Nga ana tjetër, politikat financiare duhet të vazhdojnë të zbusin goditjen që kanë pësuar të ardhurat, pa rrezikuar stabilitetin e sektorit bankar.

Përderisa ruajtja e shëndetit të njerëzve dhe luftimi i recesionit janë prioritete afatshkurtre, pandemia siq vlereson FMN ka përkeqësuar një numër sfidash para-ekzistuese strukturore.

 Adresimi i tyre vazhdontë jetë me rëndësi të madhe për rritjen e produktivitetit dhe për të siguruar që sukseset ndahen në mënyrë të barabartë.

Pas një rritjeje të konsiderueshmetë rasteve gjatë muajve korrik e gusht, rastet e reja të COVID-19 janë ulur ndjeshëm së fundmi. Përderisa sistemi shëndetësor ka reaguar mirë, kapaciteti i tij ishte testuar maksimalisht në kulmin e përhapjes,gjatë muajit gusht.

Në frontin ekonomik, BPV reale parashikohet të pësojë rënie prej 7.5 për qind më 2020 dhe të kthehet me 6 për qind më 2021.

Rënia e rritjes në shtetet ku kemi prani të madhe të diasporës së Kosovës si dhe kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit do t'i kushtojnë Kosovës 6 pikë përqindjeje të BPV-së në të hyratnga diaspora për vitin 2020.

Kjo do të rëndojë efektin negativ në rritje nga rëniet e detyrueshme dhe vullnetare të lëvizjes brenda vendit dhe pasigurisë së shtuar.

Ekziston një pasiguri e madhe për perspektivën ekonomikePasiguria mbi parashikimin bazë është e madhe dhe rreziku i një rezultati më negativ se që parashikohet është i konsiderueshëm.

Kjo pasqyron një kombinim faktorësh të shëndetit publik dhe atyre ekonomikë që janë të vështirë për tu parashikuar.

Rritja e jashtme e dobët dhe kuf izimet më të gjata të udhëtimit ndërkombëtar mund ta zmadhojnë këtë goditje.

Brenda vendit, mbylljet  më  të  gjata  mund  ta  dëmtojnë  kërkesën  dhe  besimin.  Ndarjet  politike  mund  ta komplikojë zbatimin e masave zbutëse dhe të rimëkëmbjes.

Nga ana pozitive, progresi me vaksina dhe trajtime do të mund ta bëjë të mundur kthimin e lëvizshmërisë në nivele normale më shpejtë.Politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë reagimin shëndetësor duke zbutur humbjet e të ardhurave.

Zbatimi i masave zbutëse dhe të rimëkëmbjes kërkon pezullim të përkohshëm të rregullesfiskalegjatë periudhës 2020 -2021.

Deficitet e përgjithshme priten të jenë rreth 6 dhe 5.5 për qind të BPV-së, më 2020 dhe 2021, përkatësisht.

 Situata e jashtëzakonshme mund të arsyetojë rifokusimin e një pjese të depozitave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) nga financimi i investimeve te masat zbutëse dhe të rimëkëmbjes, të cilat duhet të jenë të dizajnuara mirë, transparente dhe të targetuara për t’i prekur ataqekanë më shumënevojë.

Meqë rishikimi gjashtëmujor i buxhetit 2020 nuk përcakton në tërësi masat e zbutjes dhe rimëkëmbjes të financuara nga AKP, ato duhet të rishpërndahen në buxhetin e vitit 2021 pasi të ketë përfunduar dizajni, targetimi dhe kostimi i tyre i plotë.

Në ballë të përpjekjeve të reagimit dhe zbutjes ishin punëtorët esencialë të sektorëve të shëndetësisë dhe sigurisë.

Pagesat shtesë për këta sektorë (0.6 për qinde BPV-së së planif ikuar për vitin 2020) i vlerësojnë këto përpjekje.

Duke pasur parasysh zhvillimin e pasigurt të pandemisë, buxheti për vitin 2021 duhet të përfshijë një alokim të përgjithshëm të rezervës për masatzbutëse që mund të vendosen në gjysmën e parë të vitit 2021, nëse është e nevojshme.

Transferet në kompanitë private duhet të jenë të targetuara dhe transparente. Transferet e planif ikuara prej 60 milionë euro (1 për qind e BPV-së) duhet të sigurojnë që mbrohen vendet e punës në kompanitë që do të mbesin aktive pas përfundimit të pandemisë.

 Kriteret për kualif ikim duhet të jenë të qarta, dhe lista e përfituesve duhet të bëhet publike (në përputhje me legjislacionin).

Projektimi i subvencioneve të mëdha për bujqësinë (prej rreth 1 për qind të BPV-së në vitin 2020, përfshirë masat e planifikuara të rimëkëmbjes) duhet të f orcohet ashtu që të rritet transparenca dhe efektiviteti i tyre.

Përpjekja e jashtëzakonshme fiskale për vitet 2020 -2021 duhet të ankorohet me veprime të besueshme konsolidimi,sapo të jetë stabilizuar rimëkëmbja ekonomike.

Për tu përgatitur për këtë, nevojitet një strategji e qartë komunikimi që nxjerr në pah natyrën e përkohshme të këtyre pagesave shtesë dhe transfereve aktuale.

Për më tepër, duhet zbatuar ref ormat për rifokusimin e shpenzimeve sociale për të mbrojtur personat më të cenueshëm.

Duhet të shmanget krijimi i përfitimeve pensionale shtesë, mbi skemat ekzistuese, pa një analizë të qëndrueshmërisë aktuariale të përfitimeve ekzistuese.

Gjithashtu, tërheqja e propozuar e 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) minon Shtyllën 2, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit, që ka qenë burim esencial i f inancimit të buxhetit.

Politikat financiare duhet të synojnë zbutjen e goditjes pa rrezikuar stabilitetin bankarVendimet e BQK-së për t’i shtyrë pagesat e kthimit të kredive dhe pastaj duke lejuar riprogramimin e kredive deri në 1 vit kanë zbutur ndikimin te huamarrësit dhe bankat.

Vendimi për t’i shtyrë pagesat e kredisë në mars rezultoi me një moratorium tremujor në pagesa të kredisë, që u shfrytëzua nga më shumë se 50 për qind e gjithsej kredive bankare.

Me mbylljen e kësaj dritareje, në qershor, BQK lejoi aplikime për zgjatje dhe ristrukturim të kredive deri në 1 vit, në baza individuale.

Pas mbylljes së kësaj dritareje,në shtator, u riprogramuan rreth 15 për qinde regjistrit të kredive bankare.

Heqja e masave rregulative duhet të jetë graduale, dhe BQK duhet të përgatitet që t’i përshtatëplanet e saj nëse nuk realizohetrritja e pritur për vitin 2021.

Shkalla e riprogramimit të kredive dhe recesioni i thellë sugjerojnë që kreditë joperformuese (KJP) do të rriten në muajt e ardhshëm.

Për të shmangur kufizimin e disponueshmërisë kreditore, masat rregullative duhet të hiqen gradualisht, duke sjellë çdo pamjaftueshmëri në provizionim në zero gjatë 12 muajve të ardhshëm.

BQK duhet të sigurojë sa më shpejtë udhëzime në këto linja, si dhe t’i fuqizojë aktivitetet mbikëqyrëse, me fokus nëhuamarrësit e mëdhenj.

Pasiguria në lidhje mbi perspektivën ekonomike dhe dëmet në cilësinë e kredive sugjerojnëqë ritmi përmes së cilit hiqen masat duhet të përcillet me kujdes.

 Nëse nuk realizohet rritja e pritur për 2021, mund të konsiderohet riprogramimi i mëtejshëm i kredive për huamarrës të caktuar. Është me rëndësi të madhe shmangia e çdo dobësimi të kapitalit ose standardeve të provizionimit.

Në frontin institucional, duhet të plotësohen urgjentishtvendet e lira në Bordin e BQK-së. Bordi i BQK-së nuk është funksional që nga qershori, si pasojë e mungesës së kuorumit.

Plotësimi i vendeve të lira është jetik për të siguruar që politikat kanë mbështetje të duhur institucionale.

Pasi të rinisë punën Bordi i BQK-së, rregullimet aktuale institucionale duhet të f orcohen për të siguruar që stabiliteti financiar dhe funksionet e politikave makroprudenciale të përf aqësohen në mënyrë adekuate në Bordin Ekzekutiv të BQK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)