FMN kontrollon financat publike të Sllovenisë
Luljanë, 20 tetor - Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të kryejë kontroll të financave publike të Sllovenisë, njoftuan burime të ndryshme.
Përfaqësuesit e Fondit do të qëndrojnë në Slloveni dy javë, ku do të kryejnë kontroll të zërave në buxhetin e shtetit për vitin 2014 dhe 2015 dhe do të japin vlerësimin për kryerjen e reformave dhe ristrukturimin e sektorit bankar.
Në raportin e saj të fundit, FMN-ja i uli parashikimet për perspektivën e ekonomisë sllovene duke thënë se rënie ekonomike e vendit do të jetë 2,6 për qind gjatë këtij viti dhe 1,4 për qind në vitin 2014.
Disa ekspertë financiarë theksojnë se Sllovenia është në gjendje të rëndë ekonomike dhe se do t\'i duhet ndihmë ndërkombëtare për të dalë nga kriza.