FMN: Kina, motori i ekonomisë së Azi-Paqësorit
Pekin, 13 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi të premten raportin "Perspektiva ekonomike e rajonit të Azi-Paqësorit", ku vlerësohet Kina si motori i rritjes së ekonomisë së këtij rajoni.
Gjithashtu, sipas raportit, ka pak mundësi për një rënie të shpejtë të ekonomisë kineze.
Anoop Singh, drejtori i Departamentit të Azi-Paqësorit të FMN-së, u shpreh po atë ditë se të dhënat tregojnë që Kina do të vijojë të ndodhet në fazën e rritjes së shpejtë dhe pritet që vitin e ardhshëm kjo rritje të arrijë përsëri mbi 8 për qind, por me kusht që kriza në Europë të përmirësohet dhe ShBA-ja të shmangë "greminën financiare".
Veç kësaj, kërkesa e brendshme në Kinë është ende e fortë dhe në gjysmën e parë të vitit 2012 ka pasur një rritje të dukshme në sektorin e ndërtimit e të shitjes me pakicë dhe në tregun e punës. (Wang Xianya/Artani)