FMN kërkon rishikimin e planit të dytë të shpetimit për Greqinë
Athinë, 6 tetor - Plani i dytë i shpëtimit të Greqisë, i vendosur në korrik, duhet të rishikohet për të vënë theksin më tepër në mbështetshmërinë e borxhit të vendit dhe në nxitjen e rritjes ekonomike, deklaroi sot drejtori për Evropën në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Antonio Borges.
\"Do të duhej një plan i ri që përqendrohet më tepër në një borxh të mbështetshëm, të garantuar, dhe në nxitjen e një rritjeje ekonomike\", deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Bruksel.