FMN kërkon përmirësimin e sektorit financiar të SHBA
Washington, 18 tetor - Pas ngritjes së nivelit të shkëmbimeve të aksioneve në tregjet e bursave të Azisë si rezultat i arritjes së marrëveshjes në Kongresin e Amerikë për parandalimin e pezullimit të pagesës së brixhëve të qeverisë amerikane si dhe për përfundimin e pushimit 16 ditor të administratës federale amerikane, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi nga Washingtoni që të ulë jo stabilitetin e financiar të këtij vendi duke ngritur nivelin e borxheve qeveritare me një metodë më të qëndrueshme.
Kristian Lagard, kryetar i FMN-s, kërkoi nga Uashingtoni që të përdorë një metodë më të qëndrueshme për ngritjen e borxheve të qeverisë amerikane.
Kjo kërkesë e FMN-s është paraqitur në kohën kur nga pikëpamja e ekspertëve ekonomikë, pas marrëveshjes së arritur në Kongresin e Amerikës, bota mori një frymë të lirë.
Në kohën kur kompanitë dhe investitorët aziatik ishin shprehur të sigurtë se Amerika në fund të fundit do të parandalojë shtyrjen e pagesës së borxheve qeveritare, por megjithatë disa kompani dhe investitorë nga frika e kësaj çështje kishin shitur letrat më vlerë të huazimeve të tyre ose kanë shtyrë për disa ditë blerjen e aksioneve në tregjet e bursave.
Vlen të theksohet se kjo ndodhë për herë të parë që FMN-ja kritikon gjendjen ekonomike të SHBA-s. Në fillim të muajit korrik 2013, Kristian Lagard gjithashtu pati vlerësuar si veprim të papërshtatshëm uljen e buxhetit federal të Amerikës, i cili në atë kohë theksoi se një gjë e tillë de fakto do të ndikojë mbi rritjen ekonomike të këtij vendi.
Sipas Lagard, qasja buxhetore e Amerikës do të ndikojë negativisht edhe mbi shpenzimet e veçanta të cilat janë të domosdoshme për mbështetjen zhvillimit afat mesëm dhe afat gjatë.
FMN-ja edhe më parë kishte parashikuar rënien e ekonomisë amerikane në vitin 2014 dhe pati deklaruar se politikat ekonomike të shpejta dhe pa ndonjë hartim të saktë që po ndiqen nga qeveria amerikane me qëllim të uljes së shpenzimeve, konsiderohen shkaktarë kryesor për rënien ekonomike të këtij vendi.
Duke marrë parasysh faktin se Amerika konsiderohet fuqia më e madhe ekonomike në botë dhe nga ky aspekt shumë shtete të botës si Kina, Japonia, Rusia kanë bërë investime të ndryshme si në formë të blerjes së letrave me vlerë të huazimeve apo në formë të depozitave monetare në dollar në këtë vend, krijimi i çfarëdo lloji të krizës si rezultat i pamundësisë së qeverisë federale amerikane për të paguar kamatën dhe përfitimet e këtyre letrave me vlerë të huazimeve si dhe zotimet e tjera financiare ndaj këtyre shteteve, ka mundësi që të ketë ndikim negativ shumë të madh mbi ekonominë globale dhe gjendjen e bankave të vendeve të ndryshme të botës.
Nëse Kongresi i Amerikës në minutën e fundit nuk do të pajtohej me ngritjen e nivelit të borxheve të qeverisë amerikane, qeveria federale e këtij vendi për shkak të pamundësisë për të paguar borxhet e veta, ishte detyruar të deklarojë falimentimin e vet.
Shqetësimi i institucioneve ndërkombëtare financiare siç është FMN-ja është ky që amerikanët deri më tani për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes dy partive republikane dhe demokrate, gjatë disa viteve të fundit në mënyrë praktike dy herë kanë çuar qeverinë e këtij vendi deri në prag të falimentimit.
Gjatë këtyre rasteve në fund dy partitë kanë arritur një marrëveshje të kushtëzuar dhe në bazë të një afati të caktuar kohor për ngritjen e nivelit të borxheve të qeverisë amerikane. Kjo çështje ka shkaktuar lëkundje të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe ka rezultuar me stagnime më të mëdha ekonomike në nivel global.
Prandaj Lagard për shkaqe të tilla kërkoi nga qeveria amerikane që bëjë rishikime në politikat e veta ekonomike dhe duke marrë masa të përshtatshme ti jep fund lëkundjes dhe jo stabilitetit ekonomike të Amerikës dhe perspektivës së saj të pasigurt.