FMN kërkon paga dhe pensione me 10 për qind më të ulëta në Serbi
Beograd, 13 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ia kërkoi qeverisë serbe uljen e pagave dhe pensioneve në sektorin shtetëror me 10 për qind. Fondi kërkon pakësimin e borxhit të vendit tri vitet në vijim, si dhe aplikim të masave për ekonominë.
Sipas FMN-së nuk ka shenja për evitimin e krizës me borxhin shtetëror tre vitet e fundit, nëse Serbia vazhdon të japë nga 11 për qind e të gjitha mjeteve buxhetore në sektorin shtetëror dhe nga 14 për qind për pensione.