14 Nëntor 2024

FMN kërkon nga Britania të reduktoj rreziqet pas referendumit

Londër, 28 qershor - Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Britanisë dhe Bashkimit Europian të reduktojnë rreziqet pas referendumit në Britani për t\'u larguar nga BE-ja.

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde ka thënë të hënën se FMN-ja shpreson se procesi i tranzicionit do të zhvillohet në mënyrë efikase dhe të parashikueshme, për të shmangur pasiguritë.

Tregjet globale pësuan tronditje të premten, një ditë pas votimit për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Britania duhet të negociojë tani kushtet e daljes së saj, si dhe statusin e ri të marrëdhënieve me BE-në.

FMN-ja ka paralajmëruar se GDP-ja e Britanisë do të ulet me 0.8 për qind vitin e ardhshëm, nëse ky vend largohet nga BE-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)