FMN kërkon nga BE që të reformojnë strukturën bankare në eurozonë
Bruksel, 26 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka kërkuar krerëve të BE që të reformojnë strukturën bankare në eurozonë.
Ky fond ka dhënë paralajmërim e mbi procesin e përmirësimit të kushteve ekonomike në eurozonë dhe nga liderët e BE kërkoi që të reformojnë sa më shpejt që të jetë e mundur sistemin bankar në eurozonë.
Niveli i lartë i papunësie, shtimi i të papunëve, inflacioni, kërkesa e dobët dhe pamundësitë e bankave, janë disa nga faktorët të cilat mund të çojnë ekonominë evropiane në recesion, gjë e cila do të rrisë inflacionin dhe do të përhapë akoma më shumë tensionet politike dhe sociale, si dhe përhapjen e krizës ekonomike në të gjithë botën.
FMN gjithashtu ka kërkuar unifikimin e bankave në eurozonë, uljen e nivelit të interesit, si dhe vazhdimin e politikave monetare të kursimit ekonomik.