FMN kërkon ndryshimin e qëndrimit ndaj borxhit grek
Paris, 4 gusht - Ndërsa shkallëzohen presionet gjermane ndaj Greqisë, një raport i brendshëm i FMN-së, i cili është në duart e Komisionit Evropian, nuk lë asnjë dyshim: Programi grek nuk del dhe është e nevojshme një prerje e re e borxhit për të siguruar qëndrueshmërinë e tij dhe vazhdimin e financimit".
Ndërkohë, Ministri gjerman i financave Volfgang Shojble, vlerëson se problemi i dedikohet aplikimit të pamjaftueshëm nga ana e Greqisë, por ndërkaq kritikon diskutimet për daljen e saj nga Eurozona dhe refuzon idenë e ristrukturimit të borxhit, për kreditë e vendeve të Eurozonës.
Largimi i Greqisë nga eurozona do ketë pasoja të mëdha negative", thotë kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, në një intervistë të botuar në gazetën "Süddeutsche Zeitung".
"Dalja e Greqisë nga eurozona nuk do të zgjidhë problemet në zonën e euros. Përkundrazi. Reputacioni i vendeve anëtare do të dëmtohej, do të kishte pasoja të mëdha negative", thotë Juncker.
Gjithashtu ai thekson se Athina duhet, mbi të gjitha, të përpiqet vetë për shpëtimin e saj