FMN kërkon masa për shpëtimin nga kriza financiare
Washington, 6 dhjetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) angazhohet për një ombrellë edhe më të gjërë për shpëtimin e vendeve të zonës së eruos të prekura nga kriza financiare.
Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, planet zyrtare për këtë do t'i paraqesë sot në Bruksel shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn.
Reuters njofton se FMN-ja angazhohet që Banka Qendrore Evropiane të blejë edhe më shumë letra me vlerë të shteteve anëtare.
Në Bruksel mblidhen sot ministrat e financave të shteteve anëtare të zonës së euros së bashku me shefin e Bankes Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet.
Ata do të debatojnë programet më të reja për shpëtimin e vendeve të prekura nga kriza financiare, pas miratimit të paketës për Irlandën.
Këtij vendi i janë lejuar kredi në vlerë prej 85 miliardë eurosh ndërkohë që fondi i shpëtimit aktualisht kap shumën prej 750 miliardë eurosh dhe ka afat përdorimi deri në vitin 2013.