15 Nëntor 2024

FMN kërkon kompletimin e bordit të OSHP-së

Prishtinë, 12 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë.

Temë e takimit ishte procesi i zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), si dhe amendamentimi dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Prokurimin Publik.

Ruud Vermeulen potencoi se rëndësia e veprimit të shpejtë në përmbushjen e këtyre dy obligimeve qëndron në faktin se prej tyre varet vazhdimi i financimit të programeve zhvillimore në Kosovë nga ana e FMN-së.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se Kuvendi i Kosovës, në asnjë rrethanë nuk do të paraqes asnjë lloj pengese në realizimin e obligimeve të tij, sidomos të atyre që kanë të bëjnë më zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jo vetëm këto dy çështje, por gjëja më e mirë do të ishte që e gjithë agjenda e Kuvendit të jetë e fokusuar në sfidat ekonomike, sepse agjenda ekonomike është ajo që sot më se shumti u intereson qytetarëve të Kosovës”, theksoi kryetari Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)