16 Nëntor 2024

FMN kërkoi një rikapitalizim të plotë të bankave greke

Athinë, 31 tetor - Disa ditë nga verdikti i autoritetit evropian të mbikëqyrjes bankare, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi një rikapitalizim të plotë të bankave greke dhe të ndryshimeve në qeverisjen e tyre.

“Një rikapitalizim i plotë i sektorit bankar në Greqi që përfshin masat ambicioze në sektorin financiar për riforcimin e qeverisjes së bankave dhe për analizimin e kredive të dyshimta është thelbësor për rikthimin e besimit”, deklaroi zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice.

Autoriteti evropian i mbikëqyrjes bankare do të publikojë të shtunën rezultatet e auditit të katër bankave greke të gjykuara në vështirësi financiare (Banka Kombëtare e Greqisë, Eurobank, Alpha Bank dhe Banka e Pirreut) duke përcaktuar shumat e nevojshme për shpëtimin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)