FMN kërkoi nga qeveria rumune të kontrolloi shpenzimet publike
Bukuresht, 10 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN i bëri thirrje dje qeverisë së re rumune për të kontrolluar shpenzimet publike, edhe pse ai i ka dhënë miratimin e tij për një rritje të pagave në sektorin publik të reduktuara me një të katërtën në vitin 2010.
\"Qeveria e re duhet të mbajë një politikë të kujdesshme buxhetore\", deklaroi kreu i misionit të FMN-së në Rumani, Xhefri Frenks, pas një vizite, që përkoi me rënien e qeverisë së qendrës së djathtë dhe betimin e ekzekutivit të ri, të qendrës së majtë.
\"Duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme dhe pasiguritë në zonën euro, është e rëndësishme që Rumania të mos devijojë nga kjo rrugë dhe të vazhdojë reformat\", theksoi ai, duke veçuar se kjo do të lejojë të forcohet rritja dhe të përmirësohet niveli i jetesës së rumunëve.
Kreu Frenks njoftoi se FMN-ja kishte pranuar një rritje të lehtë të deficitit publik të vendosur për këtë vit, në 2,2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt 1,9 për qind më parë.