FMN: Kërcënuese është rritja e borxhit publik
New York, 21 prill - Rritja e borxhit publik në vendet në zhvillim mund të dëmtojë stabilitetin e sistemit financiar botëror, ndërkohë që ai sot është në nivel më të mirë se vitin e kaluar, konfirmoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në raportin gjashtëmujor në lidhje me stabilitetin financiar në botë, FMN-ja theksoi se pas uljes së rreziqeve të shkaktuara nga rënia në tregjet financiare dhe recesioni botëror, sistemi financiar botëror po përballet me një rrezik tjetër, fryrja e borxhit të shteteve.
"Rimëkëmbja ekonomike ka nisur ndërkohë që kërcënimet që peshojnë mbi stabilitetin financiar botëror kanë rënë, por frika që ngjallin vendet në zhvillim mund të rrezikojë progresin e regjistruar në kuadër të stabilitetit", shtoi FMN.
Për ilustrimin e përmirësimit të sistemit financiar, FMN-ja ka parashikuar ulje të vlerësimit të saj përsa i përket kostos së krizës aktuale për instuticionet financiare botërore me pothuajse
2 300 miliardë dollarë kundrejt 2 800 miliardë që ishte gjashtë muaj më parë.