15 Janar 2025

FMN ka parashikuar që ekonomia turke të rritet 3 për qind

Ankara, 21 nëntor - Fonfi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka parashikuar që këtë vit Turqia të rritet 3%, kurse në vitin 2013 rritja ekonomike parashikohet të jetë 3,5%.

 Në deklaratën e FMN-së zë vend edhe parashikimi i inflacionit 12 mujor në të cilin çmimet e konsumatorit parashikohen të jenë 7,5%. Kurse në vitin 2013 inflacioni parashikohet të jetë 6,2%.

 FMN-ja gjithashtu ka parashikuar që produkti i brendshëm bruto i Turqisë këtë vit do të jetë 1 trilionë e 419 miliardë lira kurse vitin e ardhshëm 1 trilionë e 585 miliardë lira.

Si rrjedhojë e politikave të shtrënguara aplikuar gjatë vitit 2011 dhe të politikave të kujdesshme makro-ekonomike, kërkesa e brendshme dhe importi janë ngadalësuar, thuhej në deklaratën e FMN-së ku vihej në dukje se rritja ekonomike është bërë më e ekuilibruar, dhe si rrjedhojë e drejtimeve të suksesshme ndaj tregjeve të reja Turqia vijon të tregojë një performancë të mirë.

 Edhe në kapitullin me titull “Vlerësimi i Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë” të deklaratës së FMN-së, autoritetet turke përgëzoheshin që së bashku me uljen e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe të inflacionit, përgatitën një terren të mirë për një rritje ekonomike të ekuilibruar dhe të qëndrueshme gjatë vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)