FMN ka nevojë për 500 miliardë dollarë për të përballuar krizën
Washington, 19 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bën të ditur se duhet të përforcojë burimet me të paktën 500 miliardë dollarë për të përballuar krizën e borxhit në eurozonë dhe ndikimet e shkaktuara prej saj, njoftoi sot një burim i lidhur me këtë çështje.
\'\'Burimet do t\'iu kërkohen shteteve anëtare të FMN-së\'\', shtoi i njëjti burim.
\'\'FMN-ja mund të kërkojë nga të gjitha shtetet, për arsye financiare deri në 600 miliardë dollarë, për të garantuar sadopak sigurinë\'\', u shpreh burimi.