FMN ka hapur garën për pasardhësin e Strauss-Kahn-it
Washington, 21 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të ketë gjetur deri në fund të qershorit një pasardhës për drejtorin e tij të dorëhequr Dominique Strauss-Kahn.
Prej së hënës mund të emërohen kandidatë, bëri të ditur organizata në Washington.
Drejtoria shpreson, që deri në 30 qershor të jetë gjetur një shef i ri, u tha. 24 anëtarë të instancës udhëheqëse të FMN-së janë marrë vesh për një procedurë përzgjedhjeje të hapur dhe të transparente, u tha më tej.
Sipas mendimit të qeverive evropiane, në kreun e organizatës së veçantë të OKB-së duhet të vihet një evropian. Këtë e theksoi edhe ministri gjerman i financave, Wolfgang Schäuble.
Megjithatë ai e la të hapur nëse Gjermania do të fusë në garë një kandidat të vetin. Si favorite për pasardhësin e Dominique Strauss-Kahnit, konsiderohet ministrja franceze e financave Christine Lagarde.
Por edhe vende në ekspansion si Kina dhe India ngrenë pretendime. SHBA-ja si aksionari më i madh i FMN-së është shprehur deri tani asnjanëse në diskutimin rreth pasardhësit.