04 Maj 2024

FMN jep pjesën e dytë të huasë prej 48 milionë euro për Kosovën

Prishtinë, 18 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka aprovuar dhënien e 48 milionë eurove si pjesë e huasë për Republikën e Kosovës.

Drita jeshile për këtë u dha pas rishikimit të performancës ekonomike të Kosovës nga FMN-ja në kuadër të një programi të mbështetur nga marrëveshja stand by me vlerë prej 111.5 milionë euro, citon agjencia zyrtarë të FMN-së.

“Politikat makroekonomike dhe financiare janë kryesisht në rrugë të duhur”, vlerësoi FMN-ja.

Dhënia e pjesës së dytë të hua-së është mundësuar pasi Kosova i përmbushi kriteret e një programi 20 mujor të miratuar në muajin prill me qëllim lehtësimin e presionit fiskal dhe ofrimin e mbështetjes për qeverinë sa u takon financave.

Fondi vlerësoi se Kosova “ka mbetur e pandikuar nga kriza në Eurozonë për shkak të tergtisë së ulët dhe lidhjeve të pakëta financiare me këtë zonë”.

FMN-ja parashikoi që GDP-ja reale për vitin 2012 do të jetë 3.8 për qind “e mbështetur nga remitancat solide dhe hyrjes së kapitalit- kryesisht nga diaspora kosovare”. 

Ministri i Financave Bedri Hamza sot mbajti konference për shtyp lidhur me  ecurinë e Marrëveshjes Stand-By me FMN-në dhe disbursimin i transhit të dytë të kredisë prej 48 mil. Euro.

Gjate takimit me media, Ministri Hamza, tha se Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka aprovuar Marrëveshjen Stand By me Kosovën, ku objektivi kryesor i kësaj marrëveshjeje është ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale, vazhdimi i reformave strukturale dhe ruajtja e qëndrueshmërisë së sistemit financiar.

"Po ashtu pjesë e kësaj marrëveshje është edhe kredia prej 106.6 milion EUR për Kosovën, nga të cilat, 5 milion euro janë disbursuar në muajin prill” tha ministri Hamza.

Ai gjithashtu u shpreh se si rezultat i përmbushjes së  suksesshme të reformave, dje Bordi i FMN-së ka aprovuar disbursimin e Transhit të dytë të Kredisë prej 48 mil eurove dhe ne presim që deri në fund të vitit, të kemi disbursimin edhe të një shume prej mbi 40 mil.euro.

Ndërsa sa i parkete  disbursimit të djeshëm prej 48 mil. Euro dhe disbursimet e pritshme në muajt në vijim, kjo tregon një  arritje të mirë për vendin, por mesazh edhe më i rëndësishëm është vazhdimi Politikave tona reformuese dhe vlerësimi pozitiv nga ana e FMN-së.

Po ashtu raporti i fundit i FMN-së dhe vlerësimi i Bordit Ekzekutiv dëshmon se ekonomia e Kosovës ka vazhduar me ritmet e saja pozitive të rritjes, pavarësisht krizës së disa vendeve të Eurozonës.Tha ministri Hamza.

Ai gjithashtu në mbyllje të takimit me media tha se  ”të hyrat dhe shpenzimet Qeveritare, janë në linjë me projeksionet tona fillestare, prandaj ne jemi të sigurt se do të vazhdojmë me punën dhe reformat tona, që sigurojnë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe stabilitet makro-fiskal që është top prioritet i yni.”.Tha ministri Hamza.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)