23 Dhjetor 2024

FMN-ja përmbyll misionin e Artikullit IV në Kosovë

Prishtinë, 5 nëntor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur Misionin e Artikullit IV në Kosovë për vitin 2021, me të cilin rast ka prezantuar një deklaratë përmbyllëse.

FMN-ja ka vlerësuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar. Kjo sipas BQK-së shprehet nëpërmjet niveleve të larta të kapitalit dhe të likuiditetit, në njërën anë si dhe kredive joperformuese në nivele të ulëta, në anën tjetër, të cilat janë pjesërisht si rezultat i  masave të ndërmarra nga BQK-ja lidhur me pandeminë.

Në deklaratën përmbyllëse të Misionit Vlerësues  për Artikullin IV, FMN-ja konstaton se vendimet e BQK-së për ristrukturimin e kredive kanë mundësuar rritjen e kreditimit, të cilat do të kenë rritje vjetore prej mbi 10% gjatë vitit 2021.

Më tutje deklarata përmbyllëse e FMN-së përcakton edhe prioritetet e politikës financiare siç janë: ruajtja e pavarësisë së Bankës Qendrore, kompletimi sa më i shpejtë i Bordit të Bankës Qendrore, rritja e mëtutjeshme e Fondit Emergjent të Likuiditetit, i cili mund të bëhet nga ndarja e re e SDR-ve (special drawing rights), si dhe vazhdimi i monitorimit të rrezikut kreditor, sidomos në zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së për të analizuar rrezikun e bankave në kontekst të aplikimit të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 9. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)