FMN-ja nuk do të lejojë bankrotimin e Greqisë
Athinë, 19 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shqyrton variantin për dërgimin e kredive shtesë Greqisë në rast se paraqitet rrezik nga bankroti i detyruesve të saj, publikoi sot gazeta Uolstrit xhurnal Jurop.
Në muajin maj Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja i dërguan Greqisë program kreditor urgjent me vlerë të përgjithshme prej 110 miliardë eurosh, që mos të lejohet falimentim i buxhetit shtetëror të anëtares së eurozonës.
Kreditë e ndara Greqisë nuk paraqesin pengesë për kontrata shtesë me FMN-në, pasi pas tre viteve skadoi afati i linjës kreditore aktuale, thekson FMN-ja.
Ky është sinjali i parë i qartë se organizatat ndërkombëtare kreditore, nuk do të lejojnë bankrotimin e Greqisë, nëse Athina nuk arrin ta kthejë besimin e tregut kreditues, komenton Uolstrit xhurnal Jurop.
Në të njëjtën kohë, ekspertët e FMN-së konsiderojnë se Greqia do të mund të kthehet në tregun e kapitalit privat kreditues si shfrytëzues normal i kredisë që në vitin 2011.