FMN-ja liron kredi të tjera për Greqinë
Washington, 11 shtator - Pas ministrave të financave të vendeve të euros edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dha dritën e gjelbër për pagesën e kredive të tjera huamarrëses, Greqisë.
FMN-ja në Washington e arsyetoi dhënien e transhit të dytë prej gjithsej nëntë miliardësh me nisjen e mirë të programit të kursimeve të qeverisë greke. Veçanërisht pozitivisht FMN-ja vlerësoi "reformat rrënjësore në tregun e punës".
FMN-ja kontribuon 2,5 miliardë euro, nga partnerët në zonën e monedhës euro vijnë 6,5 miliardë euro.