16 Nëntor 2024

FMN-ja fillon negociatat për një program të ri me Kosovën

Prishtinë, 26 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Min Zhu,  njëherit kjo  është edhe vizita e nivelit më të lartë të FMN-së që e viziton Republikën e Kosovën.

Gjatë takimit është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë, për  zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend,  si dhe për mundësin e nënshkrimit të marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministri Hoti e falënderoi z. Min Zhu për vizitën e tij të parë në Kosovë  dhe informoi atë për Planin zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij parashihen një sërë masash të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe financiar të Kosovës. Ai me këtë rast gjithashtu konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim sa më të ngushtë me FMN-në.

Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së z. Min Zhu e vlerësoi lartë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe progresin e arritur në Kosovë deri më tani dhe gjithashtu bëri të ditur  se vizita e tij në Republikën  e Kosovës tregon përkushtimin e FMN-së për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pas vizitës së zëvendësdrejtorit menaxhues të FMN-së z.Min Zhu, ekipi i misionit të FMN-së  do të fillojë negociatat për një program të ri të Kosovës me FMN-në. Ky program i ri me FMN-në, e rrit besueshmërinë e partnerëve tanë dhe institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës dhe mundëson hyrjen në kredi afatgjate, me kushte shumë të volitshme, për të financuar projektet madhore të Qeverisë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)