FMN-ja fillon negociata me Serbinë
Beograd, 15 shkurt - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) filloi bisedime zyrtare me Qeverinë serbe për revizionin e fundit kuartal të aranzhmanit kreditor me Serbinë, me vlerë prej tre miliardë euro.
Tema kryesore të bisedimeve pritet të jenë politika më e re fiskale dhe monetare, lëvizjet në bilancin pagesor dhe realizimi i qëllimeve të programit ekonomik.
Pritet që autoritetet serbe me përfaqësuesit e FMN-së, të cilët në Beograd duhet të qëndrojnë deri në 23 shkurt, të bisedojnë edhe për forcimin e kornizës për pagesën dhe riprogramimin e borxheve të ndërmarrjeve.