12 Nëntor 2024

FMN: Italia edhe 20 vjet në mjerim ekonomik

Romë, 12 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se Italia përballet me dy dekada të rritjes së stagnuar ekonomike.

FMN ka thënë se rritja ekonomike në këtë vend do të jetë nën 1 për qind këtë vit, më pak se parashikimet e mëparshme prej 1.1%.

FMN ka thënë se Italia nuk do të arrijë nivelet e para-krizës deri në vitin 2025, kohë kur fqinjët e saj do t’i kenë ekonomitë deri në 25 për qind mbi nivelet e 2008-ës.

Italia është vendi i tretë më i madh në Eurozonë.

Italia ka 11 për qind papunësi, ndërsa sektori i saj bankar është në krizë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)