FMN: Irlanda nuk ka nevojë për ndihmë
Georgia, 14 nëntor - Irlanda e zhytur thellë në borxhe, sipas gjykimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mund t'i zgjidhë pa ndihmën e të tretëve problemet e saj financiare.
Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn, deklaroi në samitin e Azisë dhe Paqësorit në Japoni, se Irlanda "mund t'ia dalë mbanë vetë".
Të premten qeveria irlandeze dhe Komisioni i BE-së hodhën poshtë spekulimet, sipas të cilave Irlanda do t'i drejtohej për ndihmë programit të shpëtimit për euron. Kryeministri irlandez Brian Cowen deklaroi:
"Ne në asnjë kohë nuk kemi kërkuar para. Situata aktuale është kjo: ne jemi të financuar deri në mes të vitit të ardhshëm. Nuk kemi nevojë të marrim para hua për borxhin shtetëror, çështje shtetërore apo për të mbajtur vendin në funksionim."
Për shkak të ndihmave miliardëshe për bankat në gjendje të vështirë financiare, borxhi i ri i Irlandës ka arritur në 32 % të PBB-së.