07 Nëntor 2024

FMN interesohet për stabilitetin financiar në Kosovë

Prishtinë, 27 korrik- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e zyrës së FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen dhe Selim Thaçi. Në takim u diskutua për performancën e të hyrave të Administratës Tatimore në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe planet për pjesën tjetër të vitit.

Në takim ndër tjera, u diskutua edhe për rezultatet e deritanishme nga zbatimi i Ligjit për Faljen e Borxheve Publike. Përfaqësuesit e FMN-së përsëriten se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesional.

Nga ana tjetër, drejtori Imeri falënderoi përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)