19 Nëntor 2024

FMN i sugjeron SHBA taksimin e më të pasurve për uljen e deficitit

Washington, 11 tetor - Taksimi i individëve me të ardhura të larta dhe i korporatave shumëkombëshe kanë qenë dy sugjerimet e papritura të FMN këtë javë në Washington, e cila rekomandoi luftimin e deficitit me anë të një rritjeje të detyrimeve fiskale.

Ndryshimi i sugjeruar nga një raport i FMN-së mbi borxhin publik mbeti në hije nga shqetësimet e krijuara prej krizës buxhetore në SHBA, megjithatë ky detaj nuk u shpëtoi ekspertëve dhe organizatave joqeveritare.

\"Na u desh ta lexonim dy herë raportin për të qenë të sigurtë se e kishim kuptuar mirë\", theksoi drejtori i organizatës joqeveritare \"Oxfam\" në Uashington, Nicolas Mombrial.

\"Propozime të tilla të habitshme nga FMN-ja janë të rralla\", shtoi ai.

Gardian i stabilitetit financiar, Fondi Monetar Ndërkombëtar, asambleja e përgjithshme e të cilit pritet të mbahet këtë javë në Uashington, i ka bërë thirrje tradicionalisht SHBA-së të pakësojë shpenzimet publike për të reduktuar deficitet.

Por, në raportin e saj të nëntitulluar \"epoka e taksave\", FMN sugjeron taksimin e më të pasurve dhe pronave të tyre për përforcimin e legjitimitetit të këtij plani ekonomik në kuadrin e luftës kundër thellimit të pabarazisë fiskale.

\"Duket se ka një diferencë të mjaftueshme në vendet e zhvilluara për mundësimin e realizimit të më shumë të ardhurave nga taksimi i më të pasurve\", citon raporti i FMN, i cili veçon se taksimi për më të pasurit ka pësuar ulje të ndjeshme gjatë 30 viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)