18 Nëntor 2024

FMN i shqetësuar me rritjen e pagave nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë, 22 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është i shqetësuar me masat e fundit të Qeverisë së Kosovës në rritjen e pagave të cilat do të rrisin shpenzimet në mënyrë të konsiderueshme, duke i vlerësuar si ngritje drastike në sektorin publik të cilat shkaktojnë presion kundër rregullës fiskale dhe njëkohësisht dëmtojnë edhe konkurrencën në sektorin privat.

Shefi i misionit të FMN-së për Kosovë, Jacques Miniane, në një intervistë për gazetën \"Zëri\" thotë se mosmarrja parasysh e vërejtjeve të FMN-së është ripërsëritje e skenarit të vitit 2011, kur u pezullua programi me Kosovën, atëherë kur kryeministri Hashim Thaçi rrit pagat në sektorin publik deri në 50 për qind.

Ai rekomandon qeverinë që të ketë parasysh se këto vendime do t’i rrisin për 130 milionë euro në vit shpenzimet, kështu që duhet reduktuar shpenzimet tjera për të mos u përballur me probleme financiare. Ndërkohë që vlerëson se investimet e huaja për të ardhur në Kosovë marrin kohë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)