28 Dhjetor 2024

FMN i konsideron bankat gjermane në rrugën e daljes nga kriza

Berlin, 21 prill - Bankat e Gjermanisë, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë rikuperuar rreth 80 përqind të humbjeve të shkaktuara nga kriza financiare.

Në botë kjo kuotë është vetëm 65 përqind. Në një raport mbi stabilitetin global financiar të publikuar në Uashington, FMN i vlerëson korrigjimet e vlerave të aktiveve të ndërmarra nga bankat gjermane, në gjithsej 340 miliardë dollarë.

Mirë paraqiten sipas raportit bankat private tregtare. Ndërsa bankat e landeve dhe arkat e kursimeve presin në vitin 2010 humbje të mundshme miliardëshe.

Kritike është FMN-ja edhe ndaj borxheve të larta të vendeve të pasura. Ato kërcënojnë sipas raportit rimëkëmbjen ekonomike që është në fillimet e saj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)