FMN i kërkon Shqipërisë një reformë te thellë në sistemin e tatimit
Tiranë, 10 mars - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkon nga Shqipëria që të bëhet një reformë e thellë në sistemin e tatimit.
Kërkesa e FMN-së mësohet se është bërë specifikisht në Artikullin IV, në raportin për Shqipërinë, i cili kërkon edhe që autoritetet të garantojnë po ashtu miratimin e sistemit të ri në Parlament.
Sipas FMN-së, është i nevojshëm një sistem i ri fiskal.
Raporti i FMN-së shkruan se administrata tatimore në Shqipëri është e paaftë dhe theksohet që një sistem i ri i taksimit është shtyrë në kohë deri më tani.
Në po këtë raport thuhet se të ardhurat fiskale, veçanërisht të hyrat në buxhet, janë influencuar nga çmimi i konsumit të naftës dhe nga inflacioni.