FMN i jep Shqipërisë 87 ml euro, çdo donacion do të verifikohet në burim
Tiranë, 2 dhjetor - Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko ishte pjesë e emisionit “Top Talk’ ditën e sotme për të folur rreth situatës në të cilën ndodhet vendi jonë.
Në këtë lidhje direkte guvernatori shpreh ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë e ndodhur së fundmi.
Ai shprehet se është akoma herët që të japin një vlerësim të dëmeve dhe të merren masa për planin e rindërtimit, por shton se janë marrë masa paraprake emergjent. Bankat kanë hequr komisionet për të lehtësuar procedurat e përshpejtimit të transfertave bankare për donacionet që do të jepen për të prekurit nga tërmeti.
Guvernatori ka bërë me dije se Fondi Monetar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.
“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet të Fondit Monetar, I cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për tu përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, I kontributit tonë,rreth 87 milionë euro. Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtar dhe ata kombëtar.
“Paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit ne duhet të bëjmë një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas të kalojmë në planin e rimëkëmbjes. Shqetësimi I Bankës Qendrore është si do të ndikojë kjo në parametrat makro ekonomikë, si do të ndikojë në rritjen ekonomike, në nivelin e inflacionit, në kursin e këmbimit, në stabilitetin financiar të vendit. NE kemi filluar të analizojmë, patjetër që ndikimet janë negative, sepse kjo është një faktor rreziku dhe në funksion të këtij faktori duhet të bëjmë analizat tona. Nëse niveli do të jetë plus-minus ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin financiar.
Sejko gjithashtu shprehet se kanë organizuar mbledhje me bankat e nivelit të dytë ditën e nesërme.
“Për të qenë të koordinuar,kemi organizuar mbledhjen me bankat e nivelit të dytë ditën e nesërme,për të parë çfarë ndikimesh do të ketë”,ka thënë Sejko.