FMN i jep Bosnjes kredi prej 500 milion dollarë
Sarajevë, 27 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një kredi dyvjeçare në vlerë prej 520 milionë dollarësh për Bosnjen.
Kredia e miratuar të mërkurën në mbrëmje në Uashington, ka për qëllim që të mbështesë programin ekonomik qeveritar.
FMN tha në një deklaratë se në muajt e fundit, rimëkëmbja ekonomike e Bosnjes, e ka humbur vrullin.
Vendimi mundëson dhënien e këstit të parë prej 78 milionë dollarësh, ndërsa të tjerët pasojnë vlerësimin pozitiv të zbatimit të programit në baza tremujore.