FMN i akordoi një kredi Polonisë me vlerë 30 miliardë dollarë
Varrshavë, 23 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i akordoi një kredi Polonisë me vlerë 30 miliardë dollarë, njoftuan burime të ndryshme.
''Qeveria polake nuk planifikon që këto mjete t'i shfrytëzojë për nevoja emergjente, por e konsideron më shumë si një masë kujdesi'', thuhet në njoftimin e rastit të FMN-së.
Zëvendësdrejtori i parë ekzekutiv i FMN-së, John Lipski deklaroi se në Poloni pritet një rritje e balancuar ekonomike, ndërsa autoritetet në vend janë ithtarë të idesë për vendosjen e masave për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.
''Ekzistojnë rreziqe për ngadalësim të rritjes që janë të lidhura më së shumti me destabilitetin e mundshëm financiare në pjesë të tjera të Evropës'', deklaroi Lipski.