FMN: Greqia nuk ka plotësuar disa objektiva financiarë
Athinë, 13 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se Greqia nuk ka plotësuar disa objektiva financiarë që ishte angazhuar ti realizonte kur iu miratua paketa e dytë para disa muajsh.
FMN-ja tha se Greqia i mbajti disa nga premtimet e lidhura me paketën 159 miliardë dollarëshe të shpëtimit nga FMN-ja vetë dhe fqinjët e saj evropianë.
Qeveria e re e koalicionit po përpiqet të rinegociojë kushtet e paketës së fundit të shpëtimit, në mënyrë që ti japë vetes edhe dy vjet të tjerë kohë, deri në vitin 2016, që të mund të arrijë një sufiçit në buxhet.