02 Maj 2024

FMN: Greqia i largohet recesionit në 2013

Athinë, 25 shkurt - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se periudha e recesionit në Greqi do të përfundojë në vitin 2013, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të partnerëve të vet ndërkombëtarë, tha në Uashington një përfaqësues i Fondit.

“Eshtë e qartë se Greqia vazhdon të gjendet në recesion dhe po përballet me një kuadër ekonomik shumë të vështirë e pretencioz”, deklaroi Jerry Rice, drejtor i marrëdhënieve të jashtme të FMN, gjatë një konference për shtyp.

“Parashikimi ynë aktual është se recesioni do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm dhe se në vazhdom Greqia do të kthehet në një kurs zhvillimi. Jo në një kurs zhvillimi impresionues, por realist”, shtoi Rice.

“Gjithsesi, këto bazohen në supozimin se gjithë partitë do të vihen në vend”, tha Rice, duke iu referuar zbatimit të reformave që premtoi Greqia, shuarjen e një pjese të borxhit publik ndaj investitorëve private dhe me mbështetjen financiare nga eurozona dhe FMN.

“Do t’i japim Greqisë hapësirë që të marrë frymë dhe kohë për të rifituar dinamikën e vet”, tha më tej përfaqësuesi i FMN, por pa u pozicionuar lidhur me vlerën e kontributit të Fondit në paketën e dytë të mbështetjes së Greqisë.

Rice shprehu gatishmërinë e FMN për t’i ofruar Greqisë mbështetje dhjetëcjeçare, kështu që të ketë hapësirat kohore për të avancuar në një kurs zhvillimi, raporton agjencia greke e lajmeve AMNA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)