FMN, GDP-ja kineze rritet afro 10 për qind çdo vit
Pekin, 20 prill - Për vitin 2011 dhe 2012, Kina do të ketë rritjen më të lartë të GDP-së, mes vendeve anëtare të G-20-së.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, parashikon se në vitin 2011 dhe 2012, GDP-ja kineze do të rritet përkatësisht me 9.6 dhe 9.5 për qind. Në vitin 2010, rritja ekonomike e Kinës ishte 10.3 %.
Për vitin 2011, qeveria kineze ka përcaktuar një rritje ekonomike prej 8% dhe synon që gjatë pesë viteve të ardhshëm, rritja ekonomike të jetë 7 %.
Por, parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, e kalon dukshëm parashikimin e qeverisë kineze.
Në të njëjtën kohë, FMN-ja, parashikoi se në vitin 2011, inflacioni në Kinë do të arrijë në 5 % dhe në vitin 2012, 2.5 %.
Ky është në një nivel relativisht i ulët mes ekonomive në zhvillim, por është më i lartë se vendet e zhvilluara.