28 Prill 2025

FMN: GDP-ja e Italisë pritet të ulet me 1.5 për qind

Romë, 18 prill - Sipas "Raportit të parashikimit të ekonomisë botërore" të publikuar të martën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), sivjet gjendja e ekonomisë italiane nuk është optimiste.

GDP-ja e vendit pritet të ulet me 1.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, teksa rritja parashikohet të rikthehet në vitin 2014, me 0.5 për qind.

Në raport vihet në dukje se sivjet niveli i papunësisë në Itali do të rritet në 12 për qind, nga 10.6 për qind që ishte vjet.

FMN-ja është e mendimit se masat e reformës së tanishme në Itali janë të drejta, por paqëndrueshmëria politike në vend do të ndikojë në një të ardhme afatshkurtër në mëkëmbjen ekonomike.

Raporti i FMN-së thekson gjithashtu se përqindja e papunësisë në Eurozonë gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm do të arrijë në 12.3 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)