FMN fillon bisedimet me Serbinë për një kredi
Beograd, 13 nëntor - Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka hapur bisedimet me Serbinë rreth mundësisë së marrëveshjes për dhënien e një kredie për këtë vend të Ballkanit.
Bisedimet që filluan sot do të fokusohen në zotimet e qeverisë së re të Serbisë për ti zvogëluar shpenzimet publike në draft buxhetin e vitit 2013.
Deficiti i Serbisë në vitin 2012 është rritur për rreth 7 përqind në Bruto Produktin e Brendshëm. Draft buxheti i vitit të ardhshëm e parasheh zvogëlimin e këtij deficiti në 3.6 përqind.
FMN kishte ngrirë një kredi prej 1 miliard eurosh me Serbinë në muajin janar, për shkak të rritjeve të shpenzimeve në sektorin publik të vendit.
Qeveria thotë i nevojitet një marrëveshje e re me FMN, gjë që do të garantonte investime të huaja në vend.