FMN: Evropianët të përfundojnë ristrukturimin e borxheve
Washington, 21 qershor - Fondi Monetar Ndërkombëtar në Washngton angazhohet për përfundimin e shpejtë të debatit për ristrukturimin e borxheve në vendet e përfshira nga kriza si Greqia.
Ky "debat kontraproduktiv" duhet të përfundojë shpejt, thuhet në një raport të posaçëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zonën e euros.
Në të njëjtën kohë Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron për rreziqet e përhapjes së krizës nga vendet kufitare të BE-së si Greqia në ekonominë botërore.
Prandaj në gjendjen aktuale janë të domosdoshme veprime të fuqishme politike nga vendet e prekura nga kriza në Evropë.