16 Janar 2025

FMN: Eurozona pritet të mbetet në recesion gjatë vitit 2013

Bruksel, 28 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar sërish për dobësimin e ripërtëritjes së ekonomisë globale dhe sidomos të ekonomisë së Eurozonës, pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të stimuluar rritjen.

Ekonomia globale ka gjasa të rritet me ritme më të ngadalta se parashikimet në dy vitet e ardhshme, ka deklaruar organizata në raportin e fundit të saj. 

Në dokumentin në fjalë thuhet se, pritet që eurozona të mbetet në recesion gjatë vitit 2013, edhe pse më parë ishte parashikuar një rritje e ekonomisë së bllokut.

Edhe për Mbretërinë e Bashkuar janë reduktuar parashikimet, me FMN që ka vlerësuar se, problemet e vazhdueshme në zonën euro po ndikojnë në territorin britanik.

“Vendet e zonës së euros vazhdojnë të përbëjnë një rrezik të madh për rrënimin e ekonomisë globale”, thotë raporti i FMN-së.

“Në veçanti, rreziku i zgjatjes së stanjacionit do të bëhet edhe më i madh në momentin kur nuk do të kryhen reforma”, vijon më tej dokumenti.

Ekonomia e eurozonës parashikohet kështu të tkurret me 0.1 për qind gjatë këtij viti, vetëm tre muaj pasi FMN kishte parashikuar një rritje prej 0.2 për qind.

Në tërësi, ekonomia globale parashikohet të rritet me 3.5 për qind gjatë këtij viti dhe 4.1 për qind në 2014, 0.1 për qind më pak nga sa ishte parashikuar në tetor.

Pjesa më e madhe e rritjes pritet të vijë nga ekonomitë në zhvillim dhe jo nga vendet e zhvilluara që ende nuk kanë dalë mirë nga recesioni.

Më herët gjatë muajit edhe Banka Botërore shkurtoi parashikimet për rritjen, duke fajësuar rekuperimin e ngadaltë të vendeve të zhvilluara.

Edhe Banka Qendrore Evropiane u kërkoi gjithashtu vendeve anëtare të Eurozonës që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm përpara në ripërtëritjen e financave publike.

Drejtori i BQE, Mario Draghi pranoi se reformat e deritanishme të qeverive evropiane ishin të pamjaftueshme dhe njoftoi se rritja ekonomike në bllokun 17-anëtarësh ishte e dobët.

Në një raport të BQE thuhet se “Rritja ekonomike në eurozonë vazhdon të jetë e dobët dhe mbi aktivitetet ekonomike vazhdon të rëndojnë pasiguria dhe përpjekjet për përmirësimin e bilanceve në institucionet financiare”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)