FMN: Eurozona ndodhet në kushtet më të rënda ekonomike
Bruksel, 10 mars - Në raportin e FMN lidhur me situatën ekonomike në Eurozonë, vihet re se kjo zonë ndodhet në kushtet më të rënda ekonomike.
Në raportin e FMN mbi situatën në eurozonë thuhet se situata në Greqi ndodhet në një pikë të zezë dhe më të keqe ekonomike në historinë e saj.
Në raportin e FMN thuhet se eurozona ka dy rrugë për të dalë nga kriza, ose të ruajë ndarjen federale dhe monedhën e përbashkët me anë të politikave të përbashkëta financiare, ose të ruajë BE dhe euro të dalë nga qarkullimi.
Me nisjen e krizës ekonomike globale në vitin 2008, eurozona u shfaq tepër e dobët pasi kjo zonë nga aspekti politik dhe ekonomik nuk ka një vijë të caktuar dhe unike që mund të zgjidhë kriza gjithëpërfshirëse.