04 Maj 2024

FMN: Europa rrezikohet nga deflacioni

New York, 19 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi serish se ekziston një “rrezik i mirëfilltë” për deflacion në zonën euro dhe i bëri thirrje Bankës Qëndrore Europiane të fillojë të blejë sasi të konsiderueshme të bondeve qeveritare për të ndihmuar në uljen e kostos së përgjithshme të borxheve në vendet në vështirësi.

Në një raport mbi gjendjen e eurozonës, stafi i FMN-së vlerëson se ka 25 për qind mundësi për deflacion në çmimet e konsumit para vitit 2014 dhe se rreziku është më i madh në vendet si Italia ku rritja e prodhimit është e ngadaltë dhe rritja e taksave e ka bërë inflacionin të duket më i lartë se sa është realisht.

Deflacioni është një rënie shkatërrimtare e çmimeve dhe konsiderohet një fenomen tepër i vështirë për t’u luftuar. Deflacioni mund ta bëjë edhe më të vështirë për Greqinë, Italinë dhe Spanjën të mbajnë borxhet e veta nën kontroll, për shkak se rënia e çmimeve dhe pagave do të sjellë rënie të mëtejshme të të ardhurave fiskale të qeverisë.

Paralajmërimi i FMN-së qe pjesë e një raporti vlerësues mbi politikat në Eurozonë. FMN kritikoi në raport udhëheqësit e Europës për mënyrën se si ato po e trajtojnë krizën.

“Thellimi i krizës sugjeron që rrënjët e problemit mbeten të pashqyrtuara,” tha FMN. Ajo akuzoi atë që e konsideron si mungesë e “politikave ambicioze për të rivendosur rritjen e fortë dhe të balancuar në eurozonë.”

“Vetë qëndrueshmëria e bashkimit monetar është në dyshim,” deklaroi FMN. Fondi lavdëroi progresin e bërë nga udhëheqësit gjatë javëve të fundit për të krijuar një bashkim bankar me një rregullator qendror, gjë që besohet se do të ndalojë rregullatorët kombëtarë të ndjekin politika që synojnë të mbrojnë bankat e veta në dëm të vendeve të tjera.

Mbikëqyrja e përbashkët “i lejon bankave të udhëqihen nga problemet Europiane apo ato të Euros,” komentoi Mahmood Pradhan, zëvendësdrejtor i departamentit për Europën te Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por FMN thotë se eurozona duhet të shkojë më tutje, pra të emetojë bonde të garantuara sëbashku dhe të heqë dorë nga disa aspekte të pavarësisë së financave kombëtare. Gjermania dhe disa vende të tjera janë shprehur në mënyrë të palëkundur kundër borxheve të përbashkëta për sa kohë nuk lejohet të kenë kontroll mbi shpenzimet e vendeve të tjera të eurozonës. Franca dhe vende të tjera janë në favor të borxheve të përbashkëta por nuk pëlqejnë idenë që të heqin dorë nga kontrolli i buxheteve kombëtare.

Blerja e bondeve të qeverive nga Banka Qëndrore Europiane mund të jetë një mënyrë për të luftuar deflacionin ndërsa do të mbajë të ulët koston e borxheve. Por lehtësimi sasior, siç njihet në gjuhën moderne prodhimi i parasë së tepërt, mund të shkaktojë zemërim në Gjermani pasi do të kthehet praktikisht në financim të drejtpërdrejtë të qeverive nga Banka Qëndrore Europiane.

Helge Berger, një këshilltar i FMN-së për Europën ta se Lehtësimi Sasior nuk e dhunon traktatin mbi të cilin është krijuar BQE pasi duhet të konsiderohet si pjesë e detyrës së bankës për të mbajtur nën kontroll normat e interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)